Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut merr masa për të ndaluar dënimin me vdekje për dy britanikët e ndaluar në Donetsk

schedule10:32 - 30 Qershor, 2022

schedule 10:32 - 30 Qershor, 2022

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka marrë masa të përkohshme për t’u siguruar që dënimi me vdekje për dy britanikët e mbajtur në Donestk të mos zbatohet, sipas skynews.

Është e paqartë nëse Rusia do të zbatojë urdhrin duke qenë se Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut nuk ka më juridiksion në vend. Shaun Pinner u kap nga rusët në Mariupol në prill së bashku me kolegun britanik Aiden Aslin gjatë një lufte intensive për kontrollin e qytetit port.

Dyshja u shpallën fajtorë për “veprimtari mercenare dhe kryerjen e veprimeve që synonin marrjen e pushtetit dhe përmbysjen e rendit kushtetues të Republikës Popullore të Donetskut”, megjithëse familjet e tyre thonë se ata po luftonin në mënyrë legjitime si pjesë e ushtrisë ukrainase dhe duhet të trajtohen si robër lufte.

Gjykata tha në një deklaratë se “i tregoi veçanërisht qeverisë së Federatës Ruse, sipas nenit 39 (masat e përkohshme) të Rregullores së Gjykatës, se ata duhet të mos zbatojnë dënimin me vdekje”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!