Gjykata Europiane vendosi se Britania e Madhe ka kohë deri në 29 Mars të vitit të ardhshëm për t’u tërhequr në mënyrë të njëanshme nga Brexit. Nëse bën një gjë të tillë vendi do të gëzonte sërish statusin e vendit anëtar në Bashkimin Europian.
Britania e Madhe është e lirë për t’u tërhequr në mënyrë të njëanshme nga Brexit. Vendimi është dhënë nga Gjykata Europiane e Drejtësisë, në prag të votimit përfundimtar në dhomën e përbashkët për projektin e qeverisë britanike.
“Një tërheqje, e vendosur në respect të normave kushtetuese, do të shkaktonte qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar në BR në termat e një vendi anëtar,” u shprehën gjykatësit.
Sipas të përditshmes britanike “Guardian”, ky vendim mund të ndihmojë kryeministren britanike May që të kuptojë krahun më të pabindur në partinë konsevatore që këmbëngul se dalja nga Bashkimi europian po rrezikohet. Mediat në vend publikojnë sondazhe, të cilat parashikojnë një humbje therëse të May në këtë drejtim.
Por mundësia për tu tërhequr nga Brexit, do të mund të merret deri sa marrëveshja për daljen nga Bashkimi Europian, nuk do të ketë hyrë ende në fuqi. Pra deri në 29 Mars 2019. Kërkesa për një sqarim më shumë nga gjykatësit europianë u bë nga gjykata e lartë skoceze pas apeli të një grupi politikanësh dhe aktivistësh që kërkojnë qëndrimin në BE./abcnews.al