Gjykata Europiane ka vendosur që personat që kërkojnë azil të mos bëhen subjekte të testeve psikologjike që përcaktojnë nëse ata janë homoseksualë.
Testet për të përcaktuar orientimin seksual janë të diskutueshme, por herë pas here përdoren gjatë vlerësimit të kërkesave për azil.
Sipas BBC-së, vendimi i Gjykatës së Drejtësisë Europiane është i detyrueshëm për të gjitha shtetet e Bashkimit Europian.
Kjo çështje lidhet me një rast, në të cilin një Nigerian, i cili paraqiti një kërkesë për azil në Hungari në vitin 2015. Ai i frikësohej persekutimit në Nigeri, duke qenë se ishte homoseksual.
Kërkesa e nigerianit u refuzua pas raportit të psikologut, në të cilin nuk konfirmohej homoseksualiteti i tij.
Por me vendimin e ri të Gjykatës Europiane, çështja duhet të rishikohet sërish.
Sipas raporteve të agjencive për të drejtat e njeriut, qindra homoseksualë nga Afrika, Lindja e Mesme dhe Çeçenia kanë kërkuar azil në Bashkimin Europian./abcnews.al