Gjykata e Vlorës, ka dënuar me 10 vite burgim Tesilvian Basho ose Tesi Basho, i konsideruar si i “forti i Selenicës”.
Basho akuzohet për “Mbajtjes pa lejë të armëve”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Falsifikim të pasaportës” si dhe “Kultivim të lëndëve narkotike”.
Masa e dënimit është miratuar nga gjykata e Vlorës, duke marrë parasysh dhe gjykimin e shkurtuar., ndërkohë i dënuari ka apeluar vendimin me qëllim përfitimin e uljes së dënimit në gjykatën e Apelit Vlorë.
Arrestimi i tij është bërë në Tetor 2019, në banesë ku gjithashtu janë sekuestruar dy automatikë, pistoletë “Glock”, radio marrëse-dhënëse, kallëpe tritoli, lëndë narkotike hashash, një pasaporte false dhe disa fidanë cannabis-stativa.
Gjithashtu Tesilvian Basho është dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia Italiane për ekzekutimin e dy prostitutave në Itali, ku ai ka arritur që të arratiset, dhe është strehuar në Selenicë të Vlorës, duke u shfaqur me emrin e rremë Thanas Lame.e.su./abcnews.al