Gjykata e Tiranës vendos masën e sigurisë, “Zogu i Tiranës”: Çdo gjë ishte me dëshirë

schedule17:51 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 17:51 - 16 Dhjetor, 2019

Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës” do të qëndrojë në burg pa afat. Rivlerësimi i masës së sigurisë u bë pas provave të reja të sjella nga prokuroria, e cila kishte zbardhur përgjimet ku faktohej se si bëhej shfrytëzimi i vajzave për prostitucion.

Edhe në seancën e shkuar, organi i akuzës kishte kërkuar që Hermes Nikaj të qëndronte në burg pa afat, por i riu është mbrojtur duke thënë se nuk ka bërë asgjë të keqe pasi gjithçka ka ndodhur me dëshirë të palëve. Për këtë arsye, Gjykata Penale e Tiranës pati vendosur masën e arrestit në burg për 15 ditë.

Për Anjeza Benën, pronaren e qendrës së estetikës në rrugën “Myslym Shyri”, gjykata caktoi masën e “arrestit në shtëpi”, ndërsa për biznesmenin dhe 3 vajzat që ushtronin prostitucion, togat e zeza caktuan masën “detyrim paraqitje”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!