Apeli lë në fuqi vendimin, ja sa dënohet Alda Klosi, Rozeta Dobi dhe i biri

schedule15:54 - 3 Tetor, 2024

schedule 15:54 - 3 Tetor, 2024

Apeli ka lënë në fuqi vendimin për Rozeta Dobin e arrestuar për vjedhjen e mbi 400 mijë eurove në banesën e ish zyrtares Alda Klosi, ku punonte si sanitare.

Gjykata e Tiranës e ka dënuar Rozeta dhe Havier Dobi, nënë e bir, për akuzën vjedhjes me pasoja të rënda në bashkëpunim, përkatësisht me 7 vjet dhe 5 vjet burg.

Ndërsa, deklaroi fajtore për fshehje pasurie më 19 mars Alda Klosin, dhe e dënoi atë me 2 vjet e 6 muaj burgim.

Kujtojmë Rozeta Dobi ka dëshmuar në polici se në vitin 2018 ajo ka gjetur në krevatin e Alda Klosit shumën e 120 mijë eurove, ndërsa në 2021, në një banesë e cila ishte marrë me qira nga zyrtarja ka gjetur në dollap sërish shumë të mëdha lekësh. Pasi nënë e bir u arrestuan, Prokuroria shoqëroi Alda Klosin, e cila fillimisht tha se paratë ishin të xhaxhait të saj që jetonte në Amerikë, por ndryshe ka thënë vëllai i saj, i cili ka pretenduar se ato para i ka marrë hua dhe i ka lënë te shtëpia e motrës së tij.

Si u zbuluan 120 mijë eurot?

Policia pasi arrestoi Rozeta Dobin dhe djalin e saj, ky i fundit pasi kishte ndihmuar nënën e tij të lëvizje kasafortën me shumë të mëdha parash, i vendosi atyre një përgjues. Duke komunikuar me njëri-tjetrën ata u shprehën së shyqyr që policia nuk gjeti shumën e tjetër te tubi i aspirimit. /abcnews.al