Gjykata e Strasbugut kthen nesër 89 mijë aplikime për pronat, Basha: Do ta shfuqizojmë ligjin

schedule15:57 - 30 Shtator, 2020

schedule 15:57 - 30 Shtator, 2020

Kryedemokrati Lulzim Basha ka premtuar që me ardhjen në qeveri të Partisë Demokratike do të shfuqizojnë ligjin për kompensimin e pronave të ndryshuar në vitin 2016, sipas të cilit gjykata e Strasburgut kthen dosjen e pronarëve shqiptarë për të kaluar më parë në Gjykatën e Lartë.

Gjykata e Strasburgut do të kthejë nesër edhe 89 aplikime të tjera për pronat, të cilat ishin të mbyllura që në vitin 2016 dhe ishin në pritje të vendimit.

Kjo çështje përplasi palët politike katër vite më parë, kur kryedemokrati Lulzim Basha i dërgoi një letër Kryetarit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, Guido Raimondi.

“Kjo është një ndërhyrje e pastër që hedh dyshime për paanshmërinë dhe pavarësinë e GJEDNJ. Asgjë në Konventë apo në Rregullorën e Gjykatës nuk parashikon që një palë të lidhë marrëveshje me Gjykatën për mënyrën sesi do të veprohet që rastet në shqyrtim të jenë në avazntazhin e saj”, thuhet mes të tjerash në letrën që kryetari i PD, Lulzim Basha i ka dërguar Kryetarit të Gjykatës së Strasburgut.

Sipas Bashës Gjykata e Strasburgut dha asnjë shpjegim për kthimin e dosjeve, pa i vlerësuar ato përfundimisht./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!