Gjadri, gjykata sërish kundër Melonit: “Kthehen në Itali 7 emigrantët, deri në vendimin e Strasburgut”

schedule18:00 - 11 Nëntor, 2024

schedule 18:00 - 11 Nëntor, 2024

Gjykata e Romës shprehet sërish kundër qeverinë italiane dhe kësaj here ka vendosur të dërgojë në Gjykatën Europiane të Drejtësisë dekretin e qeverisë Meloni për përcaktimin e vendeve të sigurta.  Referimi i çështjes tek Gjykata Europiane e Drejtësisë vjen pasi magjistratët e Romës kundërshtojnë listën e vendeve të sigurta miratuar me dekret nga qeveria Meloni.

Sipas gjykatës së Romës, lista e vendeve të sigurta përcaktohet vetëm nga Gjykata Europiane e Drejtësisë në Strasbourg. Pezullimi i masës së vlefshmërisë së ndalimit për emigrantët që erdhën në vendin tonë, nënkupton se këta emigrantë nga Egjipti dhe Bangladeshi duhet të lihen të lirë.

Diçka e tillë nuk mund të ndodhë në Shqipëri pasi protokolli mes Tiranës dhe Romës zyrtare për trajtimin e emigracionit të paligjshëm e bën të qartë se kërkesat e tyre të azilit do të shqyrtohen ndërsa këta emigrantë qëndrojnë brenda Kampit të Gjadrit.

Kjo është hera e dytë që Gjykata e Romës urdhëron kthimin e emigrantëve të paligjshëm në Itali. E njëjta situatë ndodhi edhe me grupin e parë prej 12 emigrantëve që erdhën në vendin tonë disa javë më parë.

Në 21 tetor, Qeveria Meloni miratoi një listë me vendet e sigurta ku pjesë e kësaj liste me 19 vende nuk ishin as Egjipti dhe as Bangladeshi. Qeveria italiane ndërmori një hap të tillë me synimin që Gjykatat e vendit të vendosnin mbi protokollin me Shqipërinë bazuar në ligjin vendas, dhe jo Bazuar në ligjin europian për emigracionin dhe të drejtat e njeriut./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!