Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjykata e Posaçme shpall fajtor Jorgo Goron/ Ish kryebashkiaku i Himarës dënohet me 2 vite e 20 ditë burg

schedule14:31 - 13 Mars, 2025

schedule 14:31 - 13 Mars, 2025

Gjykata e Posaçme shpalli fajtor Jorgo Goron duke i dhënë dënimin me 3 vite e 1 muaj burg.

Për shkak te gjykimit të shkurtuar, Goro do vuajë dënimin me 2 vjet e 20 ditë si dhe i hiqet e drejta për 5 vjet për kryerjen e funksioneve publike.

Ndërsa Vezir Gjikoka u dënua me 2 vite burg dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar u dënua me 1 vit e 4 muaj, teksa Jerasimo Basho u dënua me 3 vite, por do të vuajë dy vite dënim, prej gjykimit të shkurtuar.

Jorgo Goro u akuzua për “shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim lidhur me tjetërsimin e një sipërfaqe toke në zonën e livadheve. Vasillaq Strakosha dhe Jerisimo Bashi akuzoheshin për të njëjtat vepra penale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!