Gjykata e Posaçme ndryshon masën e sigurisë për gjyqtaren Mimoza Margjeka

schedule15:02 - 24 Nëntor, 2020

schedule 15:02 - 24 Nëntor, 2020

Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë për gjyqtaren Mimoza Margjeka. Siç bën të ditur gazetarja Glidona Daci gjykata ka ndryshuar masën nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje”.

Ndërsa për Arben Carën bashkëshortin e gjyqtares, Nejton Balin, Klaudio Zhillën dhe avokatin Skënder Damimi janë lënë në fuqi masat e sigurisë të dhëna më herët.

Damini është në arrest në shtëpi dhe të tjerët ndodhen në burg.

Margjeka u la në arrest shtëpi, bashkë me avokatin Skënder Demiraj i cili kishte ndërmjetësuar ujdinë mes palëve, ndërsa pa hekurave përfundoi  bashkëshorti i gjyqtares Arben Cara, si dhe Nejton Bali dhe Klaudjo Zhila.

Pas arrestimit të Orion Balit në Pogradec me akuzën e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit të emigrantëve nga Lindja dhe Afrika Veriore, vëllai i tij Nejton Balo u vendos në lëvizje. Pasi shkalla e parë e la në burg, Nejton Bali së bashku me Klaudjo Zhillën dhe avokatin Skënder Demiraj në bashkëpunimin me njëri tjetrin kontaktuan burrin e gjyqtares Arben Cara, të cilit i dhanë 6 mijë euro në mënyrë që gruaja e tij gjyqtare të ndryshonte vendimin, të cilin e bëri.

Margjeka njihet si gjyqtarja që nuk njohu rezultatin e zgjedhjeve lokale në Durrës vitin e shkuar. Ajo nuk i dha në shkallën e parë mandatin kryebashkiakes së PS që garoi vetëm, Valbona Sako. Sipas saj zgjedhjet ishin nul, për shkak të regjistrimit të kandidates tjetër të BD-së për kreun e bashkisë, Valbona Sakollari, jashtë afateve të përcaktuara me ligj. /abcnews.al.