Gjykata e Posaçme lë në burg Ramazan Rrajën

schedule09:56 - 21 Prill, 2023

schedule 09:56 - 21 Prill, 2023

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Ramazan Rrajën të arrestuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe mikut të tij, Aleksandër Laho.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se Rraja ka mohuar lidhjen me ngjarjen.

Sot po ashtu janë arrestuar edhe pesë përsona të tjerë ndërsa në kërkim vazhdon të mbetet vetëm Plaurent Dervishaj, i cili rezulton se ndodhet në Dubai. Autoritet kanë kërkuar ekstradimin e tij, por deri më tani nuk është bërë i mundur.

Rraha, nipi i deputetit Rrahman Rraja u arrestuar dy ditë më parë, pasi u kap duke lëvizur me armë pa leje në vendin e quajtur Ura e Gjoles.

Pak muaj më parë, në banesën e Ramazan Rrajës janë ushtruar dy kontrolle, pasi dyshohej si person që kishte dijeni për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj.

SPAK-u lëshoi urdhër për shoqërim të detyrueshëm të tij për të dhënë dëshmi, por në momentin e kontrollit Rraja nuk u gjend në banesë, dhe u paraqit pak kohë më vonë. Pasi u mbajt për disa orë në policinë e Tiranës, Rraja u la i lirë.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!