Gjykata e Posacme ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit Fran Tuci dhe në arrest shtëpie Ndoc Markun, ish-administrator i Njësisë Administrative Iballe që akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkatërrim prone.
Në seancën e së premtes, Tuci mohoi akuzat dhe pretendoi se banoret i kërkuan leje per ndertimin e nje rruge për të shkurtuar distancën drejt banesave të tyre.
“Banorët më kërkuan hapjen e një rruge, kishin mbledhur lekët vetë dhe iu dhashë leje”, deklaroi Tuci në gjykatë.
Ish-krybashkiaku sipas SPAK, në kundërshtim me ligjin, ka lejuar hapjen e një segment të ri rrugor rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5 m, i cili ka cënuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të kësaj Bashkie si edhe ka dëmtuar terrenin që i përket këtij fondi pyjor.
Dëmi i përllogaritur nga IKMT Shkodër, kap vlerën 234,007,500 leke, rrëth 2 milionë euro i cili përfshin dëmtimin e terrenit si edhe shpyllëzimin e sipërfaqes se regjistruar pranë ASHK, në pronësi të Bashkisë Fushë Arrëz
Punimet për hapjen e këtij segmenti të ri rrugor është provuar të jenë kryer nga shtetasi Durim Margjekaj, administrator i një subjekti tregtar privat ndaj të cilit është caktuar masa detyrim paraqitje në mungesë dhe urdhëri ende nuk është ekzekutuar./abcnews.al