Gjykata e Posaçme konfiskon 3.4 milionë eurot e “Toyota Yaris”

schedule14:17 - 22 Tetor, 2021

schedule 14:17 - 22 Tetor, 2021

Gjykata e Posaçme konfiskoi 3.4 milionë euro të sekuestruara në qershor të vitit 2018 në dy makina”Toyota Yaris” në Portin e Durrësit. Vlerat monetare u futën ilegalisht dhe dyshohen nga SPAK se janë para të ardhura nga aktivitet i paligjshëm.

Më herët për Gjykata e Tiranës dënoi Ervis Vladin, si personi i cili i futi këto shuma për akuzën e “Mosdeklarimit të të hollave në kufi”. Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës dënoi me 1 vit e 6 muaj burg Vladin, pasi u kap me 3.4 milionë euro të fshehura brenda makinave “Toyota Yarsi”.

Ai ka përfituar gjykim të shkurtuar që do të thotë se do të përfitojë uljen e 1/3 të dënimit.  Në të njëjtën dosje u dënua edhe Agim Çeka për “armëmbajtje pa leje” me 2 vjet 4 muaj.

Katër të arrestuarit në Shqipëri për këtë ngjarje kanë qene Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri, ndërsa janë liruar. Ndërsa të proceduar në Belgjikë janë Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!