Gjykata e Posaçme e Apelit rikthen në burg prokurorin Edmond Kariqi

schedule10:55 - 11 Tetor, 2022

schedule 10:55 - 11 Tetor, 2022

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në në fuqi dënimin për prokurorin Edmond Kariqi. Kështë me vendimin e marrë nga Apeli i GJKKO,  Kariqi dënohet me 2 vite burg. Kariqi më 6 maj u lirua me kusht nga GJKKO, që dënimin e mbetur ta kalonte në shërbim prove. Por Apeli i Posaçëm vendosi ta kthejë pas hekurave.

Gjithashtu për këtë çështje u shpallën fajtor edhe Isuf Gega, Emirjan Beu dhe Dritan Dedja, të cilët u dënuan me nga 2 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar ata përfituan 1/3 e uljes së dënimit duke u dënuar përfundimisht me nga një vit burg.

Abcnews.al, në 2021 zbardhi edhe vendimin e SPAK, për arrestimin e kryeprokurorit të Kukësit, Edmond Kariqi. Mbi të rëndonin akuza e “korrupsionit pasiv”. Sipas SPAK u mbledhën prova konkretet nga të cilat rezulton që Edmond Kariqi ka kërkuar dhe ka marrë përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të favorizuar disa persona nën hetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Kukës.

Edmond Karriqi ishte Drejtuesi i Komanduar nga KLP në krye të prokurorisë së Kukësit, ndërsa emërimin e tij, e ka si prokuror në detyrë në prokurorinë e Lushnjës. 4 vite më parë Karriqi ka shërbyer si prokuror edhe në Kavajë.

Njoftimi:

Sa më lart, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 30, datë 06.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me kualifikimin ligjor të veprave penale, fajësinë e të pandehurve, llojin dhe masën e dënimit për të pandehurit I.G., E.B. dhe D.D., për provat materiale si dhe për shpenzimet gjyqësore.
– Ndryshimin e këtij vendimi për pjesën tjetër në këtë mënyrë:
– Dënimin e të pandehurit E.K. me 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.
– Në bazë të nenit 406, paragrafi 1, të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3 e tij, duke dënuar përfundimisht të pandehurin E.K. me 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
– Dënimi me burgim për të pandehurin E.K. do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
– Shpenzimet e gjykimit në apel i ngarkohen të pandehurve solidarisht.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!