Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën e zhvillimit të seancës së parë për dosjen e Saimir Tahirit.
Burime për ABC News bëjnë me dije se Gjykata ka vendosur që seanca të zhvillohet me 12 mars në orën 9:00.
Ish-ministri kërkon pafajësi në Apel, ndërsa prokuroria dënimin e tij për “trafik narkotikësh” dhe “grup të strukturuar”. Në Shkallën e Parë Tahiri u dënua për “shpërdorim të detyrës”.
Ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 8 vite burg për Tahirin, ndërsa gjykata e dënoi atë me 3 vite burg shërbim prove./abcnews.al

