Ish-Efektivit të RENEA-s Remal Rada dhe mikut të tij Elton Hithi të arrestuar disa ditë më parë iu janë marrë mostra të AND-së pas vendimit të gjykatës së Lezhës.
Prokuroria e këtij qyteti, kërkon të krahasojë mostrat biologjike që janë gjetur në snajperin me të cilin u qëllua për vdekje Kastriot Reçi.
Hetuesit kanë dyshime se Rada dhe Hithi që u kapën me një snajper në makinën me të cilin po udhëtonin, mund të kenë dijeni për ngjarjen e ndodhur në janar të 2020-tës ku mbeti I vrarë Kastriot Reçi.
Mostrat e ADN-së iu janë marra paraditen e së hënës në ambientet e paraburgimit 313-të në kryeqytet ku po mbahen të izoluar. Pas arrestimit nga kolegët e tij, Ish-polici Rada, ka mohuar akuzat dhe është shprehur se nuk ka dijeni për armën e gjetur në mjet.
Nga ana tjetër burime nga prokuroria e Tiranës bëjnë me dije se, Rada mund të jetë I përfshirë në trafikun e armëve.
Ndërsa Elton Hithi që ishte pasagjer në makinë, ka treguar se çanta ku u gjet snajperi ka ardhur nga Anglia, por nuk e dinte se çfarë kishte brenda.
Snajepri që u gjet në makinë është dërguar për ekspertizë në laboratorin e policisë shkencore për të parë nëse është përdorur në ngjarje të tjera kriminale.
Lexoni KËTU gjithçka rreth kësaj ngjarjeje.
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën arrest me burg për Remal Radën dhe Elton Hithin, të arrestuar pasi u kapën me snajper në mjetin e tyre luksoz dhe më pas u gjetën armë të tjera. Organi i akuzës ka kërkuar mostra për të bërë analiza ADN, por kjo nuk është pranuar nga të dyshuarit. Ndaj tyre rëndojnë akuzat e armëmbajtjes pa leje dhe mbajtje pa të drejtë të uniformave të policisë.
Ndërkohë, mësohet se Rada i ka mohuar akuzat përballë grupit hetimor se kishte dijeni për armën e gjetur në mjet.
Edhe ditën e sotme përpara gjykatës ish-efektivi ka mbajtur te njëjtin qëndrim, duke u shprehur se ai ka marre një çantë nga një person që e kishte sjellë si porosi nga Britania e Madhe.
Sipas efektivit çanta do i dorëzohej një personi tjetër ditën që ai u arrestua.
Ndërkohë Rada nuk ka treguar emrat as të porositësit dhe as të marrësit. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe miku i tij Elton Hithi lidhur me këtë ngjarje. Por, pavarësisht pretendimeve të tyre gjykata vendosi masën arrest me burg ndaj dy të arrestuarve.
Remal Rada, 39 vjeç dhe Elton Hithi, 28 vjeç, u arrestuan më 26 korrik pasi u kapën duke lëvizur me automjet ku u gjet snajper.
39-vjeçari, Rada, ka shërbyer më herët në radhët e Policisë së Shtetit, në repartin RENEA.
Ai lëvizte me një automjet luksoz me targa të huaja (angleze). Efektivi kishte 2-3 muaj që ishte larguar nga radhët e policisë. U ndalua nga shërbimet e policisë rrugore fillimisht dhe iu gjet snajper. Dyshohet se do kryenin vrasje.
Ndërkaq, policia sqaroi se gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin Remal Rada dhe pasagjer Elton Hithi, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit.
Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën një armë zjarri pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
/Abcnews.al/