Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Asim Vokshi, anëtar i Kushtetueses/ Gjykata e Lartë zgjedh gjyqtarin që zëvendëson Holta Zaçajn

schedule09:57 - 30 Shtator, 2025

schedule 09:57 - 30 Shtator, 2025

Asim Vokshi është gjyqtari që do të pasojë Holta Zaçajn në Gjykatë Kushtetuese.

Ai nuk arriti dot të mbledh numrat e nevojshme të kolegeve të tij në Gjyaktë të Lartë, por pikëzimi që i bëri Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e çoi atë në Gjykatë Kushtetuese.

Nga votimi i kryer këtë të martë në Gjykatë të Lartë, si institucion emërtese, Asim Vokshi mori vetem 6 vota, ish-kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami mori 8 vota, ndërsa pretendenti tjetër ish- komisioneri publik, nuk mori asnjë votë nga trupa e gjyqtarëve të Lartë.

Asnjë nga pretendentët nuk mori 10 vota e domosdoshme, sipas formulës ligjore. Por Asim Vokshi u favorizua nga pikëzimi më i lartë nga KED.

“Në kushtet kur parashikimet ligjore përcaktojnë se shpallet fitues kandidati që merr 3/5  e votave të pjesëmarrësve, dhe në rastin e votimit të sotëm ku asnjë nga kandidatët nuk e arriti këtë prag, komisioni shpall fitues kandidatin e renditur të parin nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.  Në këto kushte, z. Asim Vokshi zgjidhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese”

Zgjedhja e gjyqtarit i njoftohet Gjykates Kushtetuese, Kuvendit dhe Presidencës.  Vetëm pasi të bëjë betimin në Presidencë, gjyqtari Asim Vokshi shkon në Kushtetuese dhe prej aty del gjyqtarja e njëherësh kryetarja Holta Zaçaj, mandati i së cilës prodhoi një përlasje të fortë mes dy institucioneve. Zaçajt i mbaroi mandati në muajin mars por mandati shkoi më tej për shkak të kohës së gjate qe mori vleresimi i kandiatëve nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Në Kushtetuese karrigia e gjyqtares Elsa Toska vijon të qendrojë bosh prej dorëheqjes së saj, vitin shkuar.

Në kushtet kur parashikimet ligjore përcaktojnë se shpallet fitues kandidati që merr 3/5  e votave të pjesëmarrësve, dhe në rastin e votimit të sotëm ku asnjë nga kandidatët nuk e arriti këtë prag, komisioni shpall fitues kandidatin e renditur të parin nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Në këto kushte, z. Asim Vokshi zgjidhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!