Gjykata e Lartë shqyrton dënimin e Salianjit/ Avokatët e ish-deputetit, kërkesë në Dhomën e Këshillimit

schedule12:17 - 15 Tetor, 2024

schedule 12:17 - 15 Tetor, 2024

Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë dënimin me 1 vit burg të deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Gazetari Ermal Vija raporton se relator i çështjes është caktuar gjyqtari Sokol Binaj, ndërsa kërkesa do shqyrtohet në Dhomë Këshillimi në orën 13 e 20 minuta.

Rekursi paraprak së bashku me kërkesën për pezullim u regjistrua në datë 1 tetor.

Salianji aktualisht po vuan dënimin në burgun e Fierit ku mbahet i izoluar që prej datës 27 shtator. Vendimi u dha nga Apeli me Juridiksion të Pergjithshëm që la në fuqi dënimin me 1 vit burg për akuzën e kallëzimit të rremë në lidhje me dosjen Babalja./ abcnews.al