Gjykata e Lartë “rrëzon” Salianjin/ Ish-deputeti kërkoi pezullim të vendimit, mbetet në burg

schedule15:21 - 15 Tetor, 2024

schedule 15:21 - 15 Tetor, 2024

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e avokatëve të Ervin Salianjit, duke bërë kështu që ish-deputeti demokrat, të mbetet në burg.

Gazetari Ermal Vija raporton se vendimi është caktuar nga gjyqtari Sokol Binaj, ndërsa kërkesa u shqyrtua në Dhomë Këshillimi.

Në seancën e kaluar më 9 tetor, mbrojtja e Salianjit u tërhoq nga kërkesa për shtyrjen e vendimit të ekzekutimit të dënimit me burg, pasi objekti i kërkesës nuk qëndronte më me dorëzimin e ish-deputetit.

Salianji aktualisht po vuan dënimin në burgun e Fierit ku mbahet i izoluar që prej datës 27 shtator. Vendimi u dha nga Apeli me Juridiksion të Pergjithshëm që la në fuqi dënimin me 1 vit burg për akuzën e kallëzimit të rremë në lidhje me dosjen Babalja./ abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!