Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Metës, lë në fuqi pushimin e hetimit për Dvoranin

schedule10:17 - 16 Shtator, 2022

schedule 10:17 - 16 Shtator, 2022

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së për pushimin e hetimit për ish-kreun e KED, Ardian Dvorani.

Gjykata e Posaçme vendosi pushimin e çështjes për ish-kreun KED, Ardian Dvorani, më 23 nëntor 2021, pas padisë së presidentit Ilir Meta. GJKKO pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.

Por, pasi GJKKO vendosi të pushojë çështjes, ish-presidenti Ilir Meta vendosi që të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, ndërkohë që kjo e fundit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Më 18 shkurt të vitit 2020, Presidenti i Republikës depozitoi në SPAK padinë për Dvoranin.

Meta e akuzonte për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.

Meta u përplas me Dvoranin pas interpretimeve të ndryshme të Kushtetutës për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Meta, asokohe president pretendoi se kreu i KED-it kishte shkelur Kushtetutën duke mos respektuar radhën e emërimeve. Ndërkohë Dvorani dhe shumica parlamentare menduan se Meta shkeli Kushtetutën duke dekretuar Marsida Xhaferllarin si gjykatëse edhe pse kishte humbur afatin 30 ditor të përcaktuar në ligj./Abcnews.al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!