Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ervin Salianjit/ Ish deputeti mbetet në qeli

schedule13:49 - 11 Mars, 2025

schedule 13:49 - 11 Mars, 2025

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e ish-deputetit Ervin Salianji, qe ketkonte shfuqizimin e  dënimit me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit të Përgjithshëm për dosjen e njohur ndryshe si  “Babale’.

Ervin Salianji kërkoi lirinë, por me mospranimin e rekursit mbetet në fuqi dënimi me 1 vit burg për akuzen e kallëzimit të rremë. Ervin Salianji  u gjet fajtor  ne shtator te vitit te kaluar nga gjykatae apelit të përtgjithshme  për akuzën e kallëzimit të rremë. Tre gjyqtarët e apelit në një vendim unanim  lanë  në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Salianjin dhe dënimin e tij përfundimisht me 1 vit burg për dosjen e njohur si “Babalja”.

Salianji qe ne kohen e denimit mbante dhe mandatin e deputetit te partise demikratike  u dënua në 2019-tën nga Shkalla e Parë në lidhje me nje audio përgjim ku pretendohej se vëllai i Fatmir Xhafajt qe mbante postin e minustrit te brendshem, shtetasi Geront Xhafa, ishte i përfshirë ne trafikun e kanabisit.

Në atë kohë Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe shpalli fajtorë te  4 të pandehurit mes të cilëve Fredi Alizotin që imitoi zërin e Geron Xhafës, Albert Veliun e njohur ndryshe si Babalja, gazetërin Jetmir Olldashin si dhe deputetitn Ervin Salianjin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!