Gjykata e Lartë rrëzon për herë të dytë rekursin e Fredi Belerit.
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës kërkonte në masë më të butë sigurie se arresti me burg. Rekursi i Belerit dhe Pandeli Kokaveshi u shqyrtua në dhomë këshillimi.
Më herët Belerit i është refuzuar liria edhe nga Gjykata e Posaçme.
Kujtojmë që Beleri, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të “14 Majit”, pasi u kap duke blerë vota.
Pavarësisht kësaj, ai arriti të fitonte garën për kreun e Bashkisë së Himarës, mirëpo deri më tani nuk ka mundur të bëjë betimin si kryebashkiak./abcnews.al