Gjykata e Lartë, pro ish-drejtorëve/ I kërkon Apelit të rishikojë dënimin me burg

schedule21:10 - 27 Shtator, 2024

schedule 21:10 - 27 Shtator, 2024

Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të Posaçëm që la në fuqi masën “arrest në burg” të vendosur ndaj dy ish drejtorëve të Bashkisë Tiranë nga shkalla e parë në  maj të këtij viti.

Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici vendosën dërgimin e çështjes për rishqyrtim po në këtë gjykatë, por me tjetër trupë gjykuese.

Vendimi i Apelit u ankimua në Gjykatë të Lartë nga Redi Molla, Mariglen Qato, të cilët prej muajit mars janë në qelinë e paraburgimit për dosjen “5D”, si dhe nga Taulant Tushe, Julian Zanaj dhe Eglantina Zere.

Pak ditë më parë, SPAK i shtoi një tjetër akuzë Redi Mollës dhe Mariglen Qatos për “pastrim parash”, ndërsa për Taulant Tushen u kërkua zgjatje e veprimeve hetimore me 3 muaj, kërkesë e cila u pranua nga Gjykata e Posaçme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!