Gjykata e Lartë: Oficerët e policisë nuk mund t’i fitojnë më gradat në rrugë gjyqësore

schedule20:40 - 2 Gusht, 2021

schedule 20:40 - 2 Gusht, 2021

Gjykatat nuk do të shqyrtojnë më asnjë padi të bërë nga efektivët për refuzim të gradave policore.

Në një vendim unifikues të dhënë nga Gjykata e Lartë, thuhet se për të marrë gradën nga nënkomisar deri në nivelin “Drejtues i Parë”, punonjësit e policisë do t’i nënshtrohen konkurimit.

“Plotësimi i kritereve formale për fitimin e gradës, si vjetërsia në gradën pararendëse dhe/ose ushtrimi efektiv i funksionit në përputhje me gradën e pretenduar, nuk mund të sjellin fitimin gjyqësisht të gradës policore, pa iu nënshtruar më parë punonjësit e Policisë së Shtetit një procesi vlerësimi konkurrues nga komisioni i gradimit.”

Ky vendim vjen pas një kërkese që oficeri Leonard Ndreka ka bërë në Gjykatën Administrative të Gjirokastrës për të marrë gradën “Kryekomisar”.

Ky institucion detyroi me vendimin e saj Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit që t’i jepte Ndrekës gradën e kërkuar.

Por vendimi u ankimua ne Gjykatën e Lartë nga policia. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë argumentonte në kërkesën e saj se vendimi i Administratives së Gjirokastrës nuk ka qenë në përputhje me ligjin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!