Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Jo më burg para vendimit të gjykatës/ Gjykata e Lartë pritet të diskutojë çështjen në prill

schedule12:10 - 10 Mars, 2026

schedule 12:10 - 10 Mars, 2026

Vendosja e masës së sigurimit personal “arrest me burg” nga gjykata, pa u analizuar alternativat e tjera por vetëm me pohimi se është një masë e përshtatshme, duket se do të ndryshojë.
Me një iniciatitv të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i është shtruar për diskutim Kolegjeve të Bashkuara, që të shihet praktika e vendosjes së masës së “arrestit me burg”.
Vendosja e kësaj masë aktualisht bazohet në një vendim të unifikuar të Kolegjeve të Bashkuara, të vitit 2011, por Sadushi në dokumentin që mabn firmën e tij, thotë se prej atëherë ; legislacioni shqiptar ka pësuar ndryhsimet, ndërsa shtrohet edhe nevoja për vendosjen e masës, bazuar në standardet e Jurispundencës të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

“Në rrethanat aktuale, nisma për ndryshimin e pjesshëm të vendimit unifikues nr. 7, datë 14.10.2011, justifikohet nga nevoja për të rikthyer parashikueshmërinë, kontrollueshmërinë dhe njëtrajtshmërinë e vendimmarrjes mbi masat e sigurimit personal në një fushë ku vendimi prek drejtpërdrejt lirinë personale.” vlerëson Sadushi.

Në vendimin unifikues të 2011 është mbajtur qëndrimi se gjatë shqyrtimit të masave të sigurimit, gjykata mund të mos analizojë alternativat, por mjafton të pohojë përshtatshmërinë e masës që vendos.



“Praktika gjyqësore duhet të reflektojë në mënyrë të qëndrueshme testin ligjor të domosdoshmërisë, proporcionalitetit dhe karakterit përjashtimor të “arrestit në burg”, si dhe standardin konventor të nenit 5 të KEDNJ-së, që kërkon arsyetim të individualizuar, shmangie të formulave stereotipe dhe shqyrtim real të alternativave.” theksoi ai

Në dokumentin për për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar të Kolegjeve të Bashkuara të 2011, janë shtruar 3:
Së pari: nëse nenet përkatëse të Lodit të Porceudrës Penale, a janë në ërputhje me standardet e e Gjykatës Europiane të Njeirut, kur kërkohet ose vendoset masa e “arrestit në burg”, gjykata nuk ka detyrim të analizojë realisht masat alternative dhe mjafton të arsyetojë se masa e zgjedhur prej saj është e përshtatshme për rastin konkret?
Së dyti, a mund të nxirret “rrezikshmëria e veçantë e veprës dhe e të pandehurit”, si kriter për caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” pa një vlerësim konkret dhe të individualizuar të rrethanave të rastit dhe të personit?
Dhe së treti: Kujt i takon barra e justifikimit të nevojës për caktimin dhe vijimin e masës së “arrestit në burg” dhe qëndrimi sipas së cilit papërshtatshmëria e kësaj mase mund të pranohet vetëm nëse i pandehuri paraqet prova pozitive?

Pra, vendimi që do të merret, në mbledhjen publike, të përcaktuar më 9 pritll, do të shtojë para gjyqësorit, nevojën që: Gjykatave do u kërkohet që të bëjnë krahasimin e ndërmjet përshtatshmerisë së masës që kanë marrë, në raport me masat e tjera të mundshme ose alternative, gjykatat kur do të shqyrtojnë vendosjen e masës do të shtyrtojnë individualitetin e personit që është nën akuzë. Gjithashtu bazuar në këtë dokument, duket se prokuroria do të kërkohet të argumentoje rast pas rasti nevojen jo vetëm për caktimin e masës, por edhe për vijimesinë e saj.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ndërkohë ka shqyrtuar disa raste të masës së “arrestit me burg”, mes tyre edhe te Thoma Gëllçit, ish-drejtorit të RTSH, që u vendos nën arrest me burg, ne 2019 për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe “shkeljes së barazisë në tendera”. Në çështjen Gëllçi kundër Shqipërisë, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e ka përcaktuar parimin themelor se “vijimësia e një dyshimi të arsyeshëm është kusht për vlefshmërinë e arrestit në burg, por nuk mjafton më pasi kalon një fare kohe”.

Në këtë rast, gjykata duhet të verifikojë nëse shkaqe të tjera të dhëna nga autoritetet gjyqësore vazhdojnë të justifikojnë heqjen e lirisë. Nëse këto shkaqe janë “relevante” dhe “të mjaftueshme”, gjykata duhet gjithashtu të sigurohet nëse autoritetet kompetente kombëtare kanë treguar “kujdesin e veçantë” në zhvillimin e procesit.” Në çështjen Gëllçi, thuhet në arsyetimin e Gjykatës Europiane, se “gjykata duhet të verifikojë nëse shkaqe të tjera të dhëna nga autoritetet gjyqësore vazhdojnë të justifikojnë heqjen e lirisë.

Nëse këto shkaqe janë “relevante” dhe “të mjaftueshme”, gjykata duhet gjithashtu të sigurohet nëse autoritetet kompetente kombëtare kanë treguar “kujdesin e veçantë” në zhvillimin e procesit.” Në atë arsyetim, gjykata gjithashtu është shprehur se nuk mund të bëhen arsyetime të përgjithshme për rrezikun e manipulimit të provave apo kërcënimit. Këto argumente edhe të dy cështjeve të tjera, Hysi dhe Muçaj, do të jenë pjesë e sikutimeve të seancës publike, të Kolegjeve të Bashkuara, në mmbledhjen e 9 prillit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!