Gjykata e Lartë me 9 anëtarë, Kim: Vazhdojmë hap pas hapi që Reforma në Drejtësi të ketë rezultate

schedule17:14 - 30 Korrik, 2021

schedule 17:14 - 30 Korrik, 2021

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas caktimit të gjyqtarit të nëntë të Gjykatës së Lartë. Në një postim në Facebook, diplomatja amerikane falenderon Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Presidencën ndërsa shton se mbetet për t’u caktuar edhe një gjyqtar në mënyrë që Gjykata e Lartë të caktojë gjyqtarë për Kushtetuesen.

“Le të ecim përpara hap pas hapi, në mënyrë që reforma në drejtësi të mund të sjellë më shumë rezultate dhe që Shqipëria të qëndrojnë në rrugën drejt BE-së,” shprehet më tej Yuri Kim.

Kujtojmë se Presidenti Ilir Meta ka firmosur sot dekretin për emërimin e Asim Vokshit në Gjykatën e Lartë. Me dekretimin e Vokshit që vjen nga radhët e gjyqtarëve numri i anëtarëve të Gjykatës së Lartë që janë emëruar shkon në 9, duke e çuar drejt funksionimit, teksa numri i dosjeve që presin për gjykim është me mijëra. Në total Gjykata e Lartë duhet të ketë 19 gjyqtarë. s.b/abcnews.al/