Gjykata e Lartë e Iranit rrëzon dënimin me vdekje të reperit Toumaz Salehi

schedule11:06 - 22 Qershor, 2024

schedule 11:06 - 22 Qershor, 2024

Gjykata e Lartë e Iranit ka anuluar dënimin me vdekje të vendosur ndaj reperit Tumaz Salehi për akuzat që lidhen me periudhën e trazirave të vendit 2022-2023, tha avokati i tij.

“Dënimi me vdekje i Toumaz Salehi është shfuqizuar dhe në bazë të vendimit të apelit të Gjykatës së Lartë, çështja do t’i caktohet një autoriteti tjetër për shqyrtim”, ka shkruar avokati Amir Raisian në një postim në platformën X.

Këngët e Salehi-t mbështetën protestat e shkaktuara nga vdekja në paraburgimin policor të Mahsa Amini, një vajze të re iraniano-kurde e cila ishte arrestuar për mosmbajtjen e duhur të hixhabit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!