Gjykata e la në burg për drogë, avokati i efektivit të RENEA-s: E vërtetuar që s’ka asnjë njohje me Nimanin

schedule11:53 - 17 Maj, 2021

schedule 11:53 - 17 Maj, 2021

Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e sotme burg me afat 35 ditë për efektivin e RENEA-s Xhuljo Liçi, 35 ditë arrest me burg për Dedë Nimanin dhe arrest shtëpie për Luan Gaçin.

Megjithatë, avokati i efektivit Liçi, Ferdinand Ndoja kërkoi që klientit të tij t’i caktohet një masë tjetër sigurie, pasi siç u shpreh ai para mediave, nuk ka asnjë lloj njohjeje apo komunikimi mes tij dhe dy të arrestuarve të tjerë.

Lexo edhe: DËSHMIA/ U kap me kokainë, Nimani: Jam në vështirësi ekonomike, efektivi i RENEA-s nuk kishte dijeni

Avokati theksoi se nëse Xhuljo do të kishte pasur njohje me Nimanin apo Gaçin, do të kishte pasur në celular numrat e tyre të kontaktit.

Ndoja theksoi se nëse Nimani do ta njihte Liçin, nuk do të kishte dalë në rrugë për të bërë autostop ndërsa ecte. Siç ka deklaruar edhe vetë efektivi i RENEA-s, ai nuk kishte fare lidhje me ngjarjen, por se u ndodh rastësisht aty.

“Nimani i ka ngritur dorë, Liçi ka kujtuar se bëhej fjalë për një kalimtar të rastit. Pastaj, e mori në bagazh ai vendosi një çantë.”

Gazetari i ABC Ermal Vija raporton se Prokuroria ka dashur që të ballafaqohen thëniet e Nimanit me ato të personave të tjerë në ngjarje. Pastaj, do të kërkohet nëse është e mundur, vendosja e masave të tjera të sigurisë. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!