Gjykata e la në burg, avokati i rusit: Kërkuam materialet, prokuroria i bie shkurt

schedule13:56 - 24 Gusht, 2022

schedule 13:56 - 24 Gusht, 2022

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg dy rusët dhe ukrainasin, që tentuan të futen në uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh. Në një deklaratë për mediat, avokati i caktuar për shtetasin rus, Mikhail Zorin, Demir Çiftja deklaroi se klienti i tij nuk i ka pranuar akuzat.

Gjithashtu avokati u shpreh se ka kërkuar materiale nga prokuroria lidhur me akuzat për spiunazh, por nuk i janë vënë në dispozicion.

“Do ti mbetet hetimi kjo situatë në të ardhmen. Nuk jam në dijeni. Ai sqarimet i ka dhënë. Sqarimet e tij janë sekret hetimor. Unë kam kërkuar që i mbrojturi prej meje ka konfliktuar me dy ushtarët se është ndjerë i dhunuar. Ka përdoru një spraj me spec djegës. Kjo ka qenë ngjarja. Dhe për këtë e kanë akuzuar për kundërshtim të punonjësve.

Ka edhe një akuzë tjetër për spiunazh. Nuk e bëri të qartë prokuroria. Ne kërkuam të njiheshim me material. Por prokuroria i bie shkurt dhe thotë kemi prova. Klienti im nuk i pranoi akuzat. Kërkoi ë një masë sigurie më të butë”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!