Gjykata e Krujës liron me kusht Genc Tafilin

schedule14:55 - 7 Nëntor, 2017

schedule 14:55 - 7 Nëntor, 2017

Lirohet me kusht Genci Tafili, vëllai i Admir Tafilit, i dënuar me 25 vjet burg, për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftari në vitin 2000 në Shkodër, gjate një shkëmbimi zjarri. Vendimi për lirimin e Genc Tafilit është marrë nga gjyqtarja Enkeleda Hoxha, pasi ai kreu 17 vite burg. Por në një reagim Prokuroria e Krujës vlerëson se ky vendim është marrë në kundërshtim të hapur me ligjin. Sipas prokurorisë, Genc Tafili rezulton të jetë një person me rrezikshmëri të lartë, por as kjo rrethanë dhe as rrethanat e tjera të parashikuara në ligj nuk janë marrë në konsideratë nga gjyqtarja Hoxha. Organi i akuzës citon Nenin 64 të Kodit Penal, që parashikon shprehimisht se “nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarit përsëritës për krime të kryera me dashje si dhe për të dënuarit për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c apo paragrafi i tretë i nenit 100 të K.Penal”. Në rastin konkret, sipas prokurorisë, megjithëse dispozita ndaluese për nenin 79/c është një dispozitë urdhëruese dhe për këtë shkak prokurori në seancë ka kërkuar që të rrëzohej kërkesa e të dënuarit, në mënyrë flagrante. Gjykata e ka injoruar këtë pengesë ligjore dhe ka urdhëruar lirimin e tij. Vendimi i Gjykatës për lirimin e Genc Tafilit është ankimuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë./abc news

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!