Gjykata e Hagës thërret për intervistim ish-komandantin e FSK-së në Kosovë

schedule20:25 - 17 Tetor, 2019

schedule 20:25 - 17 Tetor, 2019

Gjykata e Hagës ka thirrur për tu pyetur ish-komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjykata thirri javën e kaluar edhe 4 ushtarakë të tjerë të UÇK-së.

Ish-kreu i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, është ftuar për intervisitim nga Gjykata Speciale në Hagë Zoti Kastrati konfirmoi se do të pyetet në Hagë në javën e parë të muajit nëntor, por nuk ka treguar se në çfarë cilësie është ftuar.

Ish-komandanti I FSK-së, tha se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e Shenjtë dhe do mbetet e tillë .

Kjo kërkesë e Hagës pasoi thirrjen për ministrin në largim të Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili konfirmoi mbrëmë thirrjen duke thënë se është ftuar nga gjykata speciale para dy javësh, në cilësinë e dëshmitarit.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili ka konfirmuar ftesën e gjykatës, ka thënë se ministri Tahiri është ftuar nga Gjykata Speciale për shkak të pozicionit institucional që e ka.

Duhet të jetë intervistë qartësuese në procesin që po kalon Specialja”, tha Veseli.

Numri i personave të thirrur nga Gjykata e Hagës për intervistim ka vazhduar të rritet. Së fundi është thirrur edhe Salih Mustafa, i cili gjatë kohës së luftës së UÇK-së ka qenë epror i Zonës Operative të Llapit.

Ndërsa javën e kaluar, Gjykata e Hagës thirri edhe Fadil Bekën, Fatmir Sopin dhe Sejdi Veselin. Beka është ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, i njohur si kirurgu i UÇK-së./abcnews.al