Biznesmeni shkodran Lulzim Kulla është lënë i lirë nga Gjykata e Gjirokastrës. Ai ishte kapur në Kakavijë në tentativë për të hyrë në shtetin grek me pasaportë fallso. Lajmin për lirimin e tij e ka dhënë avokati Detar Hysi. 43-vjeçari ka aplikuar me shenjat e gishtërinjve dhe fotografinë e tij, por me emrin Alfons Deda, për pasaportë në Durrës, duke përdorur kështu identitetin e një personi tjetër.
Kulla u vu në qendër të vëmendjes së publikut në janar të këtij viti, kur u bë objekt i një atentati me tritol në qytetin e Shkodrës. Rreth 500 gramë C4 u vendos në një motoçikletë të parkuar afër fuoristradës së tij, ndërsa shpërthimi i shkaktoi djegie në 25 për qind të trupit./abcnews.al