Gjykata e Durrësit është “pushtuar” nga Covid-19. Burime nga gjykata për Abc News bëjnë të ditur se një gjyqtare, një prokuror dhe një oficer i policisë gjyqësore janë konfirmuar pozitivë.
Priten rezultatet e analizave për pjesën tjetër të administratës. Ndërkohë ambientet e gjykatës dhe prokurorisë së rrethit Durrës Durrës janë dezinfektuar. /abcnews.al/