Një ndërtesë të re me më shumë zyra e kushte.
Kjo është kërkesa e gjyqtarëve që ushtrojnë detyrën e tyre në një godinë mbi 60 vjeçare në Durrës.
Përpjekjet për një ndërtesë të re kanë nisur që në vitin 2014.
Kryetari i këtij institucioni, Paulin Çera thotë se janë në komunikim me bashkinë dhe Keshillin e Larte Gjyqesor por nuk kanë marrë përgjigje.
Në këtë institucion ushtrojnë detyrën 11 gjyqtarë nga 23 që ka në organikë kjo gjykatë.
Pavarësisht numrit të ulët të gjyqtarëve, Paulin Çera thotë se nuk ka dosje të mbartura apo të mbetura stok.