Gjykata e Durrësit lë në burg dy vëllezërit Farruku

schedule15:24 - 7 Janar, 2025

schedule 15:24 - 7 Janar, 2025

Gjykata e Durrësit kanë dhënë masë  “arrest në burg” për dy vëllezërit Kreshnik dhe Erneo Farrukun, të konsideruar si krerë të “Klanit Farruku.”

Dy vëllezërit ishin në kërkim në Itali për trafik drogë. Këta shtetas u dorëzuan në policinë e Durrësit këtë të martë.

Kujtojmë se në dhjetor 2024, Gjykata e Posaçme ka konfiskuar 27 pasuri të këtij klani, të regjistruara në emër të Kreshnik Farrukut dhe vëllait Erneo Farrukut.

Ndër pasuritë e konfiskuara numërohen disa prona në Tiranë dhe Durrës, apartamente në ndërtesa luksoze, automjete dhe biznese.

Pasuritë janë sekuestruar për arsye të dyshimeve se janë përfituar nga aktivitete kriminale, duke përfshirë trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave.

Dy vëllezërit drejtonin klanin Farruku, grup që u godit në Spanjë në vitin 2023 pas një megaoperacion kundër trafikut të kokainës. Në megaoperacionin e 2023 u kap 2 ton kokainë që dyshohet se ishte porositur nga klani Farruku në Ekuador dhe do futej në Spanjë. Kreshnik Farruku Budlla është shqiptari me 10 emra për t’i shpëtuar drejtësisë dhe me pasuri mbi 1 milion euro.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!