Gjykata e Durrësit ka dhënë masën “detyrim paraqitje”, për ish drejtorin e ALUIZNIT Durrës, Flamur Gjuzi.
Prokuroria e akuzon Gjuzin për “Shpërdorim detyre”, vepër e kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Krahas ish-drejtorit, e njëjta masë është dhënë edhe për ish- vartësit e tij, Skerdi Bello dhe Elvis Pengili.
Detyrim paraqitje ka dhënë gjykata, edhe për arkitekten Nevjana Isufi. Ajo akuzohet se ka bashkëpunuar me tre shtetasit e tjerë, për përvetësimin e disa objekteve të ndodhura kryesisht në qytetin e Durrësit./abcnews.al