Gjykata e Apelit ka urdhëruar Prokurorinë të rinisë hetimet për vrasjen e ish-policit Arben Bilali, për një afat 3 mujor.
“U vendos kthimi i akteve për vazhdimin e hetimeve në kuadër të procedimit penal numërt 1006 datë 30.01.2019, regjistruar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga nenet 78/2 dhe 278/2 të Kodit Penal, me person nën hetim Gjergj Cukali. Caktimin e një afati 3-mujor për kryerjen e këtyre veprimeve, afat që nis nga momenti i njoftimit të këtij vendimi. Ndaj këtij vendimi lejohet rekurs sipas ligjit në Gjykatën e Lartë”, thuhet në vendimin e Apelit të GJKKO-së.
Për vrasjen e ish-efektivit Arben Bilali është i dyshuar Gjergj Cukali. Prokuroria kishte pushuar hetimet për Gjergj Cukalin në 2020, të arrestuar me shumë bujë si personi që ekzekutoi ish-policin Arben Bilali në vitin 2019. Gjergj Cukali ishte prangosur në 31 Maj 2019, pasi policia deklaroi se kishte siguruar prova shkencore që e lidhnin me vrasjen e ish-policit./abcnews.al


