Gjykata e Apelit lë në fuqi masën e sigurisë për Ervis Martinajn

schedule13:15 - 22 Tetor, 2018

schedule 13:15 - 22 Tetor, 2018

Gjykata e Apelit në kryeqytet ka lënë sot të pandryshuar masën e sigurisë për Ervis Martinajt dhe Elion Haton, dy prej persona nën arrest për ngjarjen e ndodhur në 4 tetor të këtij vitit në zonën e ish-bllokut ku humbi jetën Fabiol Gaxha.

Martinaj u la nën masën e sigurisë “arrest me burg për 30 ditë”, ndërsa Hato nën masën e sigurisë burg pa afat. Aktualisht Ervis Martinaj gjendet në spitalin e burgut, aty ku po vijon të marrë ndihmë mjekësore pasi mbeti i plagosur në qafë në ngjarjen e gati 3 javëve më parë.

Avokati i Ervis Martinajt ka kundërshtuar masën e dhënë sot nga Apeli, si dhe ka hedhur poshtë pretendimin e bërë nga autoritetet ligjzbatuese, të cilat arrestuan biznesmenin Redi Popesku nën dyshimin se ka fshehur nga vendi i ngjarjes një armë që mund të jetë përdorur nga Martinaj. Për këtë ngjarje mbeten në kërkim komandoja Mervjol Bilo, si dhe shtetasit Ervin Mata e Fabjol Alushin si dhe këngëtarja e njohur Elvana Gjata. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!