Gjykata britanike i jep të drejtë SHBA-së për ekstradimin e Julian Assange-s

schedule12:06 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 12:06 - 10 Dhjetor, 2021

Shtetet e Bashkuara e kanë fituar rastin në Gjykatën e Lartë të Londrës për ekstradimin e themeluesit të faqes “WikiLeaks”, Julian Assange, për t’u përballur me akuza kriminale, përfshirë shkeljen e një ligji të spiunazhit dhe komplotimin e hakimit të kompjuterëve qeveritarë.

Gjykatësi Timothy Holroyde, ka bërë me dije se gjykata e pranon ankesën dhe thekson se SHBA i ka ofruar një pako të garancive Britanisë rreth ndalimit të Assange-s. Ndërkohë kujtojmë se SHBA e akuzon australianin për 18 raste rreth publikimeve të një numri të madh të dokumenteve konfidenciale ushtarake dhe kabllove diplomatike, për të cilat thonë se e kanë rrezikuar jetën e njerëzve.

ShBA-ja kishte paraqitur ankesë kundër një vendimi të Gjykatës së Qarkut të Londrës më 4 janar, sipas të cilit Assange nuk duhet të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara./abcnews.al