Gjykata e Lartë ka vendosur që gjykata e Korçës është kompetente për të shqyrtuar kërkesën e Myrtezan Çaushit i njohur edhe si Zani Caushi, për ulje të dënimit.
Nëpërmjet avokatëve të tij mbrojtës ai i ishte drejtuar me kërkesë Gjykatës së Lartë, për zgjidhjen e kompetencës mes gjykatës së Matit dhe asaj të Korçës.
Pas vendimi të Gjykatës së Lartë, togat e zeza në Korçë duhet të shqyrtojnë kërkesën e Çaushit. Ai mbahet i izoluar në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë.
Ish-kreu i bandës së Vlorës në ’97, Zani Çaushi është i dënuar me burg të përjetshëm, por kërkon një përllogaritje të ditëve, të cilat i ka vuajtur në burg teksa prej vitesh tashmë është në burgun e sigurisë së Lartë në Drenovë.
Ligji parasheh se pas kalimit të një afati të gjatë brenda qelive të burgut, një i dënuar, qoftë dhe me burgim të përjetshëm mund të kërkojë lirim me kusht./abcnews.al