Gjuzi “zbulon” pse Rama e hoqi Xhaçkën nga Mbrojtja dhe e çoi te diplomacia: Peleshin e doja këtu

schedule17:46 - 4 Janar, 2021

schedule 17:46 - 4 Janar, 2021

Sesioni i ri parlamentar filloi pasditen e sotme, aty ku u mbyll i kaluari me replika mes deputetit Kujtim Gjuzi dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Në nisje të seancës së sotme, Gjuzi kërkoi fjalën, por Ruçi nuk ia dha, pasi theksoi se rregullorja parashikon vetëm votim pa diskutime.

Por në fund, Gjuzi këmbënguli sërish për fjalën për të shpjeguar votën e tij. Ai akuzoi se kryeministri Edi Rama dërgoi Olta Xhaçkën te ministria e Jashtme për ta trysnuar për paktin për detin me Greqinë.

Edi Rama vendosi ministre të Jashtme një njeri që ishte në marrëdhënie shumë të mirë me aleatët tonë SHBA-NATO. Për këtë abstenova. Duhet të ishte ministre e Mbrojtjes. 

Ministrja e ka votën kundër sepse jemi në momentin që fqinjët tanë grekë duan të marrin zonën  ekskluzive, atje ku del nafta, dhe Rama do të trysnojë ministren e re për të firmosur cështje të detit. 

Vota abstenim për Peleshin, se ne e deshëm të ishte kryetar i komisionit të veprimtarisë prodhuese” tha Gjuzi./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!