Gjuzi: Shkova vetë, në Qafë Shtamë ka kanabis

schedule10:15 - 27 Korrik, 2020

schedule 10:15 - 27 Korrik, 2020

Në seancën e sotme plenare deputeti Kujtim Gjuzi në fjalën e tij kritikoi kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin për shkelje të procedurës.

Ndërkohë Ruçi si kundërpërgjigje ndaj tij tha se shkeljet do të ndëshkohen. Po ashtu Gjuzi tha se kryeministri Rama i ka lënë shqiptarët pa ujë, ndërsa theksoi se në Qafë Shtamë ka kanabis dhe se e kishte kontrolluar ai vetë mbrëmë.

Lexo edhe: Kuvendi nis maratonën, deputetët diskutojnë sot për hetimin e shkeljeve të Metës

 “Ai i ka bërë shqiptarët të qajnë, Edi Rama i ka lënë pa ujë, sepse ka kanabis në Qafë Shtamë, e kam kontrolluar mbrëmë vetë. Nëse do të më pengoni herë tjetër për replikë, përgjegjësitë kalojnë tek ju. Nuk mund të pranoj as Murrizin kur thotë se Damiani duhet ti bëjë 100%. Rama nëse do të bëhet mbret, le të konkurrojë për mbret, por kur t’i vijë radha me referendum”, tha Gjuzi.

Më tej Gjuzi shtoi: “U mbars mali dhe polli një mi, kësaj radhe miun e polli Partia Socialiste.  Ta ketë të sigurt Edi Rama, Gramoz Ruçi, Ilir Meta edhe Lulzim Basha do të jenë para drejtësisë, për këtë edhe e bllokuan reformën e drejtësisë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!