Gjuzi-Ruçit në Kuvend: Po u jap një këshillë, mos bëni komente mbi fjalët e mia

schedule10:20 - 4 Qershor, 2020

schedule 10:20 - 4 Qershor, 2020

Në seancën e stome plenare deputeti Kujtim Gjuzi është ndalur në dy pika.

Së pari i ka kërkuar kreut të Kuvendit që të mos “mbivendosë komente mbi fjalën e tij” dhe së dyti u ka bërë thirrje partive politike që të marrin pjesë në takimin që do të mbahet në Hotel Tirana për Kodin Zgjedhor.

Gjuzi u shpreh:

“Do ju sjell një këshillim, nuk mund të them miqësor, jemi në Kuvendin e Shqipërisë. Neni shtatë pika dy nuk ju lejon juve që në momente të caktuara të jeni i njëanshëm. Në seancën pararendëse, në seancën e kaluar ju bëtë koment mbi komentin tim mbi disa parti që unë do t’i them prapë, të breg Lanës. Pika e dyte, me çështjen e procedurave, na lejon që t’ju sjell në vëmendje se parlamenti i Republikës ka 11 parti të cilat i ftoj sot, në orën 11 te hotel Tirana ku organizohet takimi i partive që kanë depozituar në Kuvend projekt-ligjin për Kodin e ri Zgjedhor. Jeni të gjithë të ftuar aty..”

Po ashtu, Gjuzi i kërkoi Gramoz Ruçit që të mos mbivendosë komente mi të kur flet, pasi “jeni Kryetari i Kuvendit dhe çakordoni dëgjuesit.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!