Gjuzi: Po punojmë të rikthejmë monarkinë me referendum

schedule19:00 - 20 Nëntor, 2021

schedule 19:00 - 20 Nëntor, 2021

I ftuar në Abcnews.al Kujtim Gjuzi përmendi faktin që në parlament kryeministri Rama i thërriste “naltmadhni”, i pyetur nga gazetari i Abcnews.al se përse kryeministri e thërriste ashtu Gjuzi e lidh me rëndësinë që ka monarkia në Shqipëri.

Më pas teksa është pyetur nëse mendon se një ditë Shqipëria mund të rikthehet sërish në monarki ai u shpreh se kjo është në dorë të fuqive të mëdha. Gjuzi shtoi se sipas bashkëbisedimeve që ka me princ Lekën kjo do momentin dhe kohën e vet.

-Pse ju thotë Rama Naltmadhni?

“Po pra ai e thotë këtë për të provokuar se ju e patë, të kthehemi prapë tek shkëlqelsia e saj ambasadore e cila kur e pa që nuk po vendoste dot lidership për të qetësuar gjakrat atëherë vajti tek princ Leka në oborr dhe vajti bashkë me atë sekretarin amerikan. Ishte për t’i thënë disa liderëve tjerë që shiko ne e kemi këtë këtu.”

-Pse zoti Gjuzi ju mendoni që një ditë Shqipëria mund të rikthehet sërish monarki?

Këtë gjithmonë e ka në dorë fuqitë e mëdha, e kanë britanikët e theksoj, e ka Vatikani dhe e ka SHBA.

Sipas bashkëbisedimit tim me princ Lekën e dytë, kjo do momentin dhe kohën e vet, ne punojmë që të ketë një referendum për monarki kushtetuese me kuvend që mbreti ka të drejtë t’i thotë kryeministrit jo nuk do jesh ti, do jetë dikush tjetër edhe kur ti fiton zgjedhje. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!