Kryeministri Edi Rama është ndërprerë nga deputeti Kujtim Gjuzi gjatë fjalës së tij në Kuvend.
Gjuzi nxori një foto ku Rama shfaqet krah presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev gjatë minishengenit Ballkanik.
Rama ka ironizuar Gjuzin për maskën e tij të veçantë.
“Natlmadhni të lutem, maskën e paske anti-gaz. Të paktën kur nxjerr panorama mos më moho kënaqësinë që të shoh mustaqet. Më vjen mirë që mustaqet i ke mbrojtur me maskë”, tha Rama./abcnews.al