Gjuzi: Kuvendi nuk mund të mblidhet sipas pasioni tuaj, kryeministri duhet të vijë në seancë

schedule10:39 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 10:39 - 23 Dhjetor, 2020

Kuvendi i Shqipërisë këtë të mërkurë zhvillon dhe seancën e fundit plenare për vitin 2020.

Kjo seancë plenare ka nisur me një përplasje mes deputetit Kujtim Gjuzi dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit.

Gjuzi theksoi se kjo mazhorancë ka vjedhur mandatet, ndërsa pyeti se pse kryeministri nuk vjen në interpelancë, edhe pse ka kërkesë të tillë.

Në seancën e kaluar ju bëra me dije që duhet të vijë Kryeministri në interpelancë për ato 4 pika që kisha kërkuar. Ju keni njoftuar të mblidhet Kuvendi me urgjencë mënjëherë. E keni bërë Kuvendin të mblidhet sipas pasionit tuaj. Njëherë ai fton në presidencë ato që dolën nga Kuvendi. Por nuk ndërtohet shteti kështu. Nuk mund të kërkoni mandat të tretë me kështu veprimesh. Pse nuk vjen kryeministri të japë përgjigje këtu, sa policë u dëmtuan në protestë, sa adoleshentë?

Pse s’duhet të vijë kryeministri në interpelancë para 8 deputetëve. Sa policë u dëmtuan? Sa 18-vjeçarë u dëmtuan, s’u dëmtuan! Z. Kryetar s’janë serioze këto që bëni. Ju 24 mandatet i keni vjedh, ju lumtë vidhni, prapë, por do shkoni mbrapa Gruevskit dhe ndonjë tjetri që është në Hagë tani”, tha Gjuzi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!