Gjuzi kërkon interpelancë me Sali Berishën, Ruçi: Nuk mund ta bëjmë

schedule10:20 - 20 Maj, 2021

schedule 10:20 - 20 Maj, 2021

Ka nisur seanca plenare në Kuvend, ku do të diskutohen disa çështje.

Mes tyre janë projektligji “Për ratifikimin e traktatit të ekstradimit ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikes” dhe projektligji “Per ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë se Republikes Federale te Gjermanise, per bashkepunim financiar 2018, per projektin “Prograrni per menaxhim te qendrueshem dhe miqesor me klimen ne sektorin e mbetjeve (DKTI)”;

Në fjalën e tij në fillim të seancës plenare deputeti Kujtim Gjuzit ka pasur një kërkesë për kryparlamentarin Gramoz Ruçi ku ka kërkuar informacion dhe seancë plenare për ish kryeministrin Sali Berisha.

Gjuzi në fjalën e tij ka kërkuar një paraqitje të Berishës për akuzën që i ka bërë Xhorxh Soros ndaj veprimeve të tij në Beograd.

“Në këtë koncept jam i shqetësuar për të marrë një informacion më të detajuar me të gjerë në lidhje me situatën. Nëse mund të publikoni një kërkesë për paraqitjen e Sali Berishës për akuzën që ka bërë ndaj Xhorxh Sorosit për veprimet e tij të dyshimta në Beogra”, ka thënë Gjuzi.

Ndërkohë nga ana tjetër Ruçi u shpreh se nuk mund të bëhet një interpelancë me ish kryeministra apo me presidentë.

“Faleminderit zoti Gjuzi, lidhur me kërkesën tuaj, ne nuk mund të bëjmë një interpelancë me ish kryeministra dhe as me ish presidentë”, është shprehur ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!