Gjuzi i thotë “të dua Ruçit”?! Kryeparlamentari i ngrysur: Merr mikrofon, dil tek dera e sqarohu

schedule13:16 - 30 Korrik, 2020

schedule 13:16 - 30 Korrik, 2020

Ndryshimet historike të Kushtetutës që votohen sot në parlament, nuk i kanë penguar deputetët të jenë edhe krijues në batuta mes tyre.

Gjatë seancës së sotme teksa deputetët po replikonin nga vendi, Gramoz Ruçit ia mori vëmendjen ndërhyrja e Kujtim Gjuzit, i cili donte të sqaronte një problem.

Me një fletë formati ku shkruhej “I love u”, “të dua”, Gjuzi kërkoi fjalën, që nuk iu dha nga Ruçi pasi sipas tij, ky moment kishte skaduar.

Biseda:

Gramoz Ruçi: (teksa replikon me Alimadhin dhe Murrizin) Kap një mikrofon aty tek dera e parlamentit dhe ik sqarohu. IT-ja hapja pak Gjuzit.

Kujtim Gjuzi: Zoti kryetar, ku është fjala ime si i pavarur? (tregon fletën ku shkruhet I Love You)

Gramoz Ruçi: E kishe radhën por të iku se s’ishe këtu, Të kishe qëndruar të merrje fjalën. Vazhdojmë tjetri.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!