Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Gjuzi dhe Jenishehri lëvizje “surprizë”, kërkojnë kandidatë në Facebook dhe “rekrutojnë” Ngjelën

schedule19:34 - 27 Shkurt, 2021

schedule 19:34 - 27 Shkurt, 2021

Deputeti Selami Jenishehri pjesë e koalicionit me Kujtim Gjuzin pasi u regjistrua në KQZ tashmë ka hedhur hapin e radhës duke kërkuar kandidatë për të mbushur listat. Shpalljen e ka bërë në Facebook përmes një postimi ku kërkon kandidatë për partinë e tij Bashkimi Popullor i Pensionistëve.

Por nuk janë mjaftuar me kaq. Drejtuesit e koalicionit, Gjuzi, Jenishehri dhe të tjerët kanë postuar në Facebook disa foto nga një takim me avokat Spartak Ngjelën. Kujtim Gjuzi shkruan se “Zgjerohet koalicioni i vertete opozitar. Sot filloi bashkebisedimi me Av. Spartak Ngjelën, kryetar i Partise LIGJ dhe DREJTESI” shkruan ai.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!