Gjuzi bën fjalimin e fundit si deputet: Sot hipa në urban, jo se s’kam makinë, sa më panë ndezën kondicionerin

schedule14:30 - 7 Korrik, 2021

schedule 14:30 - 7 Korrik, 2021

Deputeti Kujtim Gjuzi ka bërë fjalimin e fundit në Kuvend si deputet, duke deklaruar se opozita parlamentare u denigrua nga maxhoranca. Gjuzi u shpreh se ditën e parë në Kuvend ka ardhur me biçikletë ndërsa kur ka udhëtuar me autobus ka vënë re se kondicionerët nuk ndezën.

“Në seancën e fundit të legjislaturës, parafolësit tentuan të prekin shpirtrat. Ne erdhëm këtu se jemi njerëz që jemi qytetarë të këtij vend. Ne dhamë  kontribut por republika ka dështuar. Duhet falenderuar ambasadorja Yuri Kim që bind nënsekretarin e shtetit të bëjnë një vizitë te princ Leka. Ditën e parë erdha me biçikletë këtu jo se s’kam makinë.

Sot hipa në autobus. Dhe qytetarët thanë sapo hypët ju në autobus u ndez kondicioneri. Duke dhënë dorëheqjen, kryetari i Kuvendit tregoi që ka në fund të shpirtit një ndjesi papnore. Që të rinjtë të kenë mundësi më shumë. Çdokujt do i shkonte në mendje të falenderonte familjen e tij. Ne duhet të ishim këtu. 83 mijë vota të pavlefshme janë shumë.

Në këtë koncept ne ishim këtu dhe ishim më të mirët. Ata që kërkuan të na denigrojnë na kërkuan të futeshim në listat e tyre. T’i largojmë hajdutët dhe të vijnë të ndershmit. Ne ishim më të mirët që kanë qenë këtu për 30 vite se të tjerët ishin vrasës. Mund edhe të kem bërë ndonjë gabim me intonacionin e zërit por kjo ka qenë nga gjyshi i vrarë nga diktatura. Këtu duhet të vijnë ata që kanë tituj shkencorë. Rroftë Shqipëria. Faleminderit”, tha Gjuzi. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!